Berisha voton për kryetarin e degës 2 të PD në Tiranë: I japim fund kryetarokracisë në parti

Sali Berisha ka votuar në selinë blu për kryetarin e degës 2 të Rithemelimit në Tiranë. Ai i konsideroi këto votime si historike, ndërsa i pyetur mbi vendimin e gjykatës që regjistroi ankimin e PD kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi statutin e Berishës, ish-kryeministri tha se “asgjë nuk e ndal revolucionin”.

Uroj nga zemra çdo demokrate e demokrat të 14 degëve të PD që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së Partisë Demokratike dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Firmosin vendimmarrjen me votën e lirë vendimmarrjen e kësaj partie. Kjo është arritje historike, është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e Rithemelimit të PD, si një forcë e fuqishme, konservatore, por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetët shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko shteti dhe diktature të bazuar në drogën apo ideologjinë. Një njeri që ka minimumin e karakterit nuk i lejon vetes akte të tilla. Gjykata shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV së saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë“, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?