Berisha: Votuan kundër mocionit për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë me urdhër të Vuçiç
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pasi Kuvendi i rrëzoi kërkesën për gjenocidin në Srebrenicë. Ai ka shpërndarë foton e Edi Ramës një natë më parë në Bruksel ku është në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Drejtuesi i presidencës se Bosnjes, Mirolad Dodik. Berisha thotë se kundër kërkesës së tij me urdhër të Vuçiç.
Postimi i plotë
Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata! Lidhur me deklaratën e Edi Ramës për refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorancës së tij të rezolutës për dënimin e genocidit serb në Bosnjë, sqaroj sa vijon: Pretendimi i Edi Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër e denjë vetëm për atë.
Rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në kryesinë e parlamentit dhe është vendosur t’i paraqitej sot seancës plenare. Përfaqësuesit e PS, shumicë në kryesinë e Parlamentit kanë refuzuar në kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës.
Kështu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë patur të gjithë kohën e mjaftueshme që parashikon rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kësaj rezolute, por kanë vendosur në një akt çnjerëzor dhe anti-kombëtar që të votojnë kundër saj me urdhër të Aleksandër Vuçiç. Kjo rezolute është miratuar në Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Shtojmë këtu se me parë Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetëdije të plotë kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës së grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë.