Berisha: Vuçiç një Putin i vogël. Arkitekt i gjenocidit të boshnjakëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në nisje të seancës plenare në Kuvend duke treguar synimet që ka nisma për rezolutën e kërkuar për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë.

Kjo seancë shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por dhe për shoqërinë e kombin shqiptar.

Nisma e deputetëve të grupit të PD, për të dënuar genocidin serb në Bosnje është një nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës në tërësi burra e djem të besimit musliman, boshnjakë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie të madhe pas Luftës së dytë Botërore.

Synim të shprehë solidaritetin me boshnjakët, viktima të kësaj barbarie, ka synim të dënojë një akt të pashembullt nga përfundimi i luftës së dytë botërore deri sot. Udhëheqësit  aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim. Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë tha“, tha Berisha.

SHKARKO APP