Berisha: Xhelati i diktaturës bëhet Qytetar Nderi, me porosi të Ramës e Ruçit
“Një xhelat i diktaturës, me porosi të Rama-Ruçit nderohet me titullin qytetar nderi!”
Denoncimin e bën sot ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të keshilltarit bashkiak të Tepelenes. Sipas tij, dekorimi është bërë nga Bashkia Tepelenë.
“Ajo i ka paraqitur një projekt vendim Keshillit bashkiak Tepelenë për dhënie te titullit qytetar nderi për ish-sekretarin e parë të partisë për rrethin Tepelenë në vitet 1980, Manxhar Binaj”- shkruan këshilltari demokrat i bashkisë Tepelenë në mesazhin e derguar Berishës.
Postimi i Berishës
Nje xhelat i diktatures, me porosi te Rama-Ruçit nderohet me titullin qytetar nderi!
Lexoni denoncimin e keshilltarit dixhital. sb
Pershendetje doktor. Une qe po ju shkruaj quhem Xhafer Meca dhe jam keshilltar ne keshillin bashkiak Tepelene, perfaqsues i PD. Ju ve ne dieni se, Bashkia Tepelene i ka paraqitur nje projekt vendim Keshillit bashkiak Tepelene per dhenie te titullit qytetar nderi per ish-sekretarin e pare te partise per rrethin Tepelene ne vitet 1980, Manxhar Binaj. Mendoj se duhet denoncuar ky veprim qe kerkon te lartesoj figurat e regjimit komunist dhe te fyej ata qe kane vuajtur pasojat e atij regjimi.. Mendoj se ky rast duhet denoncuar se paku ne media. Faleminderit.
KOHA JONË SONDAZH

