Berisha zbardh skemën e vjedhjes së 1.5 miliardë lekëve me ilaçet.Nën akuzë Ilir Beqa

Fakte te reja po dalin per nje megaskandal qeveritar. Ish –kryeministri Berisha ka zbardhur skemën që sipas tij është vënë në fuksion nga zyrtarë të qeverisë vjedhjen e ilaçeve, në vlerën e 1.5 miliardë lekëve. I përfshirë në këtë aferë ai tha se është nëndrejtori i ISKSH, Skuraj, i cili ka bashkëpunuar me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Drejtuesi i ISKSH –së tha Berisha ka në pronësi 4 farmaci, 2 në emër të vëllait dhe dy në emrin e tij. Përmes recetave të faslifikuara ai ka kryer vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve që duhet t’i përfitonin ato me rimbursim, u shpreh Berisha. Po kështu, ai tha se me nisjen e kontrollit nga kryeministria, këto farmaci e kanë ndërprerë kontratën me ISKSH dhe e kanë rilidhur një muaj më pas, pasi kontrolli kishte përfunduar. Edhe këto veprime janë në shkelje të ligjit, tha Berisha, duke shtuar se në këtë mënyrë Skruaj dhe Beqaj u përpoqën të fshehin skandalin. Fsheshja ka vijuar më tej, sipas Berishës, pasi raporti prej 42 faqesh ka përfunduar në zyrën e kryeministrit, por ai e ka bllokuar atë. Ministri Beqaj pranoi raportin dhe tha se i është referuar prokurorisë. Ai i tha se ndaj disa farmacive janë vënë gjoba dhe shmangu komentet e mëtejshme mbi këtë çështje.

SHKARKO APP