Berisha zbulon sms-në e presidentit të Gazprom: 4 miliardë dollarë të heqësh dorë nga TAP-i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish, pas deklaratës së djeshme kur tha se i ishte ofruar një shumë e majme parash për të hequr dorë nga TAP-i. Këtë të premte, ambasada ruse reagoi dhe pyeti Berishën sesa lekë kishte kërkuar ai nga Gazprom. Por Berisha si përgjigje ka publikuar një mesazh për të cilin ai pretendon se i ka ardhur nga presidenti i Gazprom për të hequr dorë nga TAP-i, veprim për të cilin do të kishte një investim prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

Deklarata e plotë

Lidhur me deklaraten time të djeshme për përpjekjet korruptive të Gaspromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli
nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon: “ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.
-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.
-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.

Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb

SHKARKO APP