Berisha: Zëdhënësit më të afërt të Bashës kanë kërcënuar, do ketë viktima e gjak

I ftuar në ”Çim Peka Live”, Sali Berisha ka folur për protestën që do të mbahet nesër në selinë blu.

Ai thotë se zëdhënësit e afërt të Lulzim Bashës, kanë kërcënuar duke thënë se nesër do të ketë viktima dhe gjak, dhe se ata nuk e lëshojnë selinë blu.

”Ne kemi dokumenta në të cilat ata kanë kërcënuar zëdhënësit më të afërt të tij, kanë thënë se do të ketë viktima, pa gjak nuk e lëshojmë. Absolutisht kam prova. I ka thënë tjetrit në telefon ai, pa gjak nuk e lëshojmë, do bëjmë gjak”.

SHKARKO APP