Berisha: Zyrtarë të PD, presione ndaj anëtarëve që të marrin funksione delegati

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar para demekratëve në Devoll, se ka zyrtarë që u bëjnë presione anëtarëve që të marrin funksione veç që tu ngarkojnë detyra delegati. Po ashtu Berisha i bëri thirrje kryetarëve të degëve që të qëndrojnë larg këtyre presioneve.

”Një paralajmërim dua të bëj në ndonjë degë tek-tuk ka zyrtarë që bëjnë presione ndaj anëtarëve që të marrin funksione që nuk i kanë pasur vetëm për qëllime delegati. I ngarkojnë në detyra që nuk i kanë patur. Në këto veprimtari ftoj çdo kryetar që të rrijë larg.

Çdo demokrat është i lirë të shprehë mendimin e tij, por në mënyrë kategorike jo të manipulojë dhe të shkelë rregullat statutore. Sepse PD është në bazën e fundit të saj dhe kërkon që të mos ketë jashtë saj anëtarë. Kjo po ndodh në disa zona të pakta”.

SHKARKO APP