Berisha:Mos zemëro demokratët se ta tregojnë vrimën e miut o Edi Rama !

 

Ka reaguar Berisha per ngjarjen e djeshme. Sipas tij, Rama kërcënoi e përdori forcë banditeske shtetërore ndaj opozitës shqiptare dhe partisë së saj kryesore.

Apeli i Berishës për Kryeministrin është i qartë, ndërsa nuk mungon dhe thirrja ndaj qytetarëve për protesta.“Është ky rasti ti themi sot kryemafiozit Rama se demokratët, as ti as eterit e tu biologjik e politik dhe as vrasësit e tu me dhe pa uniformë nuk mundet kurrë ti trembin, ti themi se mos i provoko dhe zemëro demokratët se siç të kanë treguar njëherë vrimen e miut ata janë gati të ta tregojnë përsëri, sa herë qe ti të mendosh se mund ti kërcënosh”.

Por PD deri tani ka thene disa here se do bej namin ne shtator, por po vjen tetori dhe nuk duket gje ne horizontin blu.

SHKARKO APP