Berisha:Rama i rrëmbeu Tiranës, natën e Vitit të Ri, Parkun Rinia!

 

Nga Sali Berisha.

(Facebook)

Edi Rama zgjodhi vigjiljen e Vitit të Ri për të urdhëruar keshilltaret e tij në Bashkinë e Tiranës që të votojnë për t'i dhënë në aparencë firmes së falimentuar të Besnikut të Partise, Parkun Rinia per menaxhim dhe ndertimin e nje parkingu gjigand nentokesor. Ky vendim eshte ne kundershtim me te gjitha ligjet pasi firma e Besnikut te Partise eshte e falimentuar dhe nen sekuestro dhe nuk mund te fitonte kurresesi koncesionin ne fjale per 30 vite.

Mediat, mjerisht, vertet besuan se perfitues i koncesionit ishte Besniku i falimentuar i Partise. Burime te mireinformuara njoftojne se Besniku i Partise ne kete rast eshte perdorur thjesht si gjethe fiku pasi perfituesi real, pra prapa tij qendron fiks Olsi Rama, vetkuptohet ne perfaqesim direkt te Edi Rames. Gjate mandatit te tij si Kryetar i Bashkise se Tiranes, Edi Rama i shiti Besnik Sules nje siperfaqe toke ne Parkun Rinia me nje çmim qesharak prej vetem 12 leke metrin katror. Kurse tani se fundi, Rama miratoi ne qeveri vendimin antiligjor per te dhene me koncesion per 30 vjet per menaxhim privateve.

Me kete vendim ai i hapi rrugen marrjes nga Olsi Rama, per llogari te Edi Rames, me koncesion per 3 dekada te Parkut Rinia. Kjo ishte nje veper tjeter e zeze e kryehajdutit te shtetit Edvin Kristaq Rama!

SHKARKO APP