BERISHA:TAKIM ME AMBASADORIN E SHBA, ZOTIN DONALD LU

 

Sot prita në një takim ambasadorin e SHBA, zotin Donald Lu, i cili me dorëzoi zyrtarisht, në emër të ambasadës së SHBA por dhe të ambasadës së BE, draftin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

Zoti Lu me falenderoi për angazhimin serioz dhe kontributin tim në këtë proçes themelor dhe shprehu bindjen se vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias pasqyrojnë gjerësisht qëndrimet dhe vërejtjet e formuluara nga opozita. Ambasadori Lu me shprehu dhe falenderimet për rolin e madh që kam luajtur në proçesin e miratimit të ligjit për dekriminalizimin.

E falenderova ambasadorin Lu për mbështetjen e çmuar dhe përkushtimin e tij të madh në proçesin e dekriminalizimit. Pa këtë mbështetje dhe qëndrimet e tij, ky ligj do ishte i pamundur. Ky ligj është një hap i madh përpara por nga ana tjetër shpreha keqardhjen më të madhe, se të nesërmen e miratimit të ligjit, Edi Rama emëroi në krye të socialistëve të Shkodrës një njëri të çertifikuar për vrasje nga drejtësia.

Gjithashtu e falenderoi me mirënjohje ambasadorin për mbështetjen dhe angazhimin e madh që ai i jep reformës në drejtësi, të cilën e kam vlerësuar dhe e vlerësoj jetike dhe vendimtare për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar, prosperitetin e tyre dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Shpreha falenderimet për Komisionin e Venecias për punën e madhe që ka bërë dhe për komentet dhe rekomandimet e tij, të cilat janë në një valë me propozimet e opozitës. Këtë dokument e konsideroj një bazë shumë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Theksova se me vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, provohet se sa qesharake janë pretendimet se opozita është kundër reformës në drejtësi. Komentet, vërejtjet, rekomandimet apo sugjerimet dëshmojnë qartë se opozita është jo për një reformë që kap drejtësinë nga politika apo partia, por për një reformë të standarteve më të mira europiane.

Shpreha besimin se opozita, sikundër deri sot, duhet dhe do të qëndrojë e angazhuar me të gjithë potencialin e saj për këtë reformë, e cila duhet të bazohet në parimet themelorë të kushtetutshmërisë, që aq me kopetencë i ka zbërthyer Komisioni i Venecias në vërejtjet e tij.

Në këtë kontekst, mendoj se forcat politike duhet të mbështesin këshillën e urtë të kryetarit të Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi politikën e ndjekur për miratimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ne fund, shpreha bindjen se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të punohet dhe proçedohet për hartimin dhe miratimin e të gjitha amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që rrisin përgjegjësitë, transparencën dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe ndëshkojnë korrupsionin në këtë sistem. sb

SHKARKO APP