Berisha:Të ngrihemi në Revolucion demokratik si rumunët e të rrëzojmë Ramën

 

Ish-kryeministri Berisha ka shkruar  në FC se duhet të marrim shembull nga rumunët të cilët u ngritën këto ditë dhe rrëzuan qeverinë. Berisha shkruan se "Rumunet ne revolucion demokratik! Po ne??!?Revolucioni demokratik frymezues kunder regjimit te korruptuar ne Bukuresht. Prej kater ditesh, edhe pas rrezimit te kryeministrit te korruptuar Ponta, mikut dhe sivllaut te Edi Rames, vazhdon revolta e qytetareve!Qytetare te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, etem revolucioni demokratik do shpetoje ne dhe te ardhmen tone nga duart e pista te Edvin Kristaq Rames dhe regjimit te tij te bandokracise! ".

Këto janë fjalët e Berishës pikët për pikë, por pse Berisha i drejtohet popullit ndërkohë që duhet lideri i opozitës dhe PD-së Lulzim Basha të udhëheq turmat popullore në demonstrata. Kujt ia drejton këto pyetje Sali Berisha? Vetes? Opozitës apo popullit pa lider ? Apo Berisha i bie derës të dëgjojë Basha? Nëse është gjendja kaq keq ekonomikisht sa thotë pse nuk thërret demonstratë e të rrëzojnë kryeministrin Rama. Duket se Berisha digjet për "Revolucionin demokratik", por nuk e dëgjon Lulzim Basha që i ka marrë PD dhe vulën e selisë blu.

SHKARKO APP