Berisha:Vali Leskaj nuk është vetëm “zonja lokomotivë”, por është edhe “mami antistres”!!

 

Sali Berisha, pas publikimit të PD-së për një tender diku tek 750 milion lekësh për antistres të punonjësve të OSHEE  të cilin e ka fituar djali i Valentinës, ka reaguar në Facebook. Ja se çfarë shkruan :

Nenkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj nuk eshte vetem "zonja lokomotive" por eshte edhe "mami antistres". 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryehajduti Edi Rama se bashku me njerin Leskaj (Arjanin) merr me koncesion Hekurudhen Ballsh-Fier-Vlore, kurse me Leskajn tjeter (Besnikun) fiton tenderin antistres me 700 milione leke nga krimineli, hajduti i tij Ardian Çela, i emeruar ne detyre ne krye te OSSHE, sipas burimeve shume te sigurta, nga vet familja Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tenderi prej 700 milione lekesh, qe Rama ndan me Besnik Leskajn, parashikon ç'tensionimin, perdorimin e praktikave psikologjike antistres, trajnimin per nje periudhe 4 mujore te punonjesve te OSSHE. Per keto qellime kriminale, Edi Rama perdor nje vegel te ulet familjare, Ardian Çelen, njeriun qe me arbitraritetin e faturave te tij ka shtyre ne vetvrasje, burgosur ose larguar per azil politik dhjetera mijera qytetare shqiptar.

Eshte rasti dhe nje here t'u drejtohem qytetareve shqiptare qe te ngrihemi siç u ngriten rumunet, sa me pare per te shporrur kryehajdutin Edi Rama dhe banden e tij kriminale nga pushtetit, qe po grabisin cdo dite pasurite publike te qytetareve shqiptar! –përfundon Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?