”Berishën s’e marr seriozisht”, Manja flet për lejen që kërkon Beleri për t’u betuar si kryebashkiak

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të ardhura nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ai ka argumentuar arsyet se përse Belerit nuk i është dhënë leje për t’u betuar, teksa nuk i ka kursyer edhe thumbat për Sali Berishën, duke thënë se nuk e merr aspak seriozisht në ato që thotë.

“Me thënë të drejtën ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën se ka kohë që e ka humbur sension e kohës dhe realitetit. Qëndrimi ynë është konstant.

Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe përsa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për t’u lejuar të betohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në pikën 55 mos gaboj, gjendjet arsyetimi i saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjon që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve. Pastaj për pjesën tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?