Berlini qyteti me rritjen më të lartë të çmimeve të pronës në botë

Çmimet mesatare u rriten me 20.5% vitin e kaluar, duke paralajmëruar shpërthimin e mundshëm të kësaj flluskeje pronash.

Çmimet në Berlin u rritën me 20.5% në 2017, sipas konsulencës së pasurisë Knight Frank, me qytete të tjera gjermane gjithashtu duke zhvendosur qytetet kineze kur bëhët fjalë për rritjen e çmimeve.Berlini, Hamburgu, Mynihu dhe Frankfurti u renditën në top 10 e vendeve për rritjen e çmimeve në botë, me disa qytete holandeze jo shumë larg.Lëvizja e Berlinit në krye pason disa vjet të rritjeve të çmimeve; çmimi mesatar i pronës është rritur me më shumë se 120% që nga viti 2004.Blerësit e huaj kanë hyrë në tregun e pronës rezidenciale dhe komerciale të Berlinit, me investitorin amerikan Warren Buffet i cili  muajin e kaluar bleu një agjenci të pasurive të patundshme në kryeqytet, e cila shet apartamente me vlerë deri në 3.8 milion euro.

Bumi është nxitur nga huamarrja e lirë dhe nga një popullsi me rritje të shpejtë. Popullsia e qytetit është rritur me rreth 50,000 në vit gjatë pesë viteve të fundit në 3.5 milion. Parashikohet të arrijë në 4 milionë deri në vitin 2035.Rritja e çmimeve ka nxitur paralajmërime për një flluskë e cila mund të shpërthejë. Në shkurt, banka qendrore e Gjermanisë, Bundesbank, sugjeroi se prona në shumë qytete gjermane ishte e mbivlerësuar me të paktën 15%  dhe e mbivlerësuar deri me mbi 35% në Berlin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për blerësit nga Londra apo Nju Jorku, Berlini mbetet i lirë edhe pas këtyre viteve të rritjes vjetore prej 10%. Apartamente në pjesët kryesore të kryeqytetit gjerman kanë vetëm rreth një të tretën e çmimit të pronave me madhësi të përafërta në Londër.Në faqen e internetit immowelt.de, një faqe pronash popullore gjermane, apartamente në NeuKölln, e cila konsiderohet si një nga lagjet më moderne, mund të gjehen me 175,000 euro dhe janë të shënuara nga agjentët si “investim i mencur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prona komerciale po lulëzon gjithashtu. Kompleksi Sony i qendrës së Berlinit, simbol i rigjenerimit të qytetit pas rënies së Murit të Berlinit, u ble për 1.1 miliardë euro në muajin tetor nga fondi i pensioneve të punonjësve bashkiak të Ontarios. Ndërkohë fondi i pensioneve shtetërore të Norvegjisë ka paguar rreth 400 milion euro për selinë qendrore të grupit mediatik Axel Springer.

10 tregjet e pronës më rritjen më shpejtë ne botë ne vitin 2017

  1. Berlin 20.5%
  2. İzmir 18.5%
  3. Reykjavik 16.6%
  4. Vankuver 16.0%
  5. Hong Kong 14.8%
  6. Budapest 15.5%
  7. Hamburg 14.1%
  8. Mynih 13.8%
  9. Roterdam 13.4%
  10. Frankfurt 13.4% 

Përkthyer nga “The Guardian” (Koha Jone)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?