Besa mban kreun, Flamurtari dhe Vora fitore presioni! Tri pikë edhe për Kukësin
Pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të gjashtë të Kategorisë së Parë, u zhvilluan këtë të shtunë. Apolonia vendase humbi 1-2 kundër Besës.
Fierakët kaluan të parët në avantazh me golin e Topit në minutën e 17-të, para se Mazrekaj të barazonte në të 30 minutë. Në fundin e lojës, konkretisht në shtesën e tretë ishte mbrojtësi Goxhaj që shënoi për Besën për përmbysjen 1-2 dhe vendin e parë në klasifikim.
Tri pikë edhe për Burrelin që falë sukesit 1-0 kundër Lushnjës u ritkhye te fitorja. Në Vlorë, Flamurtari mundi pastër 2-0 Valbonën. Kukësi fitoi në shtëpi 1-0 me Korabin, ndërsa Vora me një gol mposhti Pogradecin. Java e gjashtë mbyllet nesër në orën 16:00 me Erzeni-Kastrioti.
Kategoria e Parë, java 6
E shtunë, 28 shtator 2024
Apolonia 1-2 Besa
Burreli 1-0 Lushnja
Flamurtari 2-0 Valbona
Kukësi 1-0 Korabi
Vora 1-0 Pogradeci
E diel 16:00 Erzeni – Kastrioti