Besa Shahini: Asnjë penalizim për maturantët, ja si do të hartohen provimet, pedagogët do paguhen

Teksa institucionet arsimore publike dhe jopublike janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh gjatë një prononcimi për mediat se nuk beson se ky vit do të digjet dhe se shpreson gjithashtu që nuk do të shtyhen datat e provimeve të studentëve për mbylljen e vitit. “Nuk ekziston mundësia e djegies së këtij viti. Do marrim parasysh punën që vijoi deri kur u bë pandemia dhe punën online dhe kur të kthehemi në shkolla do të bëjmë vlerësimin përfundimtar. Shpresoj që të mos kemi nevojë të lëvizim datat dhe të kryejmë provimet përfundimtare dhe të mbyllim vitin siç duhet”, deklaroi ajo. Më tej, Shahini u bën thirrje pedagogëve të punojnë, pasi sipas saj, të gjithë pedagogët do të paguhen. Ju bëj thirrje pedagogëve të punojnë, pasi të gjithë pedagogët do të paguhen. Ka një brengë për nxënësit e dobët apo familjet e të cilave nuk mund të përballojnë të kenë akses në mësimin online. Prej me shume se dy javësh shkollat janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe udhëzimi i fundit është që shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill”, nënvizoi Shahini.

Po ashtu ajo tha se nuk do ketë asnjë penalizim për maturantët, pasi provimet do të hartohen në mënyrë të tillë që të mos kenë të bëjnë me kapitujt e humbur gjatë pushimeve. “Sivjet provimet e maturës do ti bëjmë në salla të mëdha si vitete tjera, korrigjimni i tëri dixhital ndërsa testi do të administrohet me laps dhe letër. Kjo do të ndodhë kur të mbyllet periudha e pandemisë dhe të kemi mundësi të grumbullohemi në salla të mëdha. Matura është në qershor dhe shpresoj të kemi mundësi deri atëherë. Duhet të kemi kujdes me pyetje që i bëjmë, të heqim temat që nuk janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe që të jetë sa më i drejtë. Maturanët të mos shqetësohen, ta shfytëzojnë kohën për të mësuar sa është e mundur. I kemi orientuar mësuesit e maturantëve që të fokusohen te lëndët që ata kanë zgjedhur për maturë dhe të mos i ngarkojnë me lëndë të tjera. Po shohim dhe shtetet e tjera. Gjermania ka lëvizur datat se i ka pasur në fillim të majit, Franca i ka në qershor si Shqipëria dhe nuk ka njoftim që ti anulojë. Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ne do të marrim parasysh se cilat tema i kanë zhvilluar dhe cilat jo”, tha ajo.

SHKARKO APP