Besa Shahini “lë nam” me foton e nxënësve, komentuesit i “vërsulen” ministres: E dhimbshme, ky realitet tregon arrogancë!
Ditën e nesërme, në të gjithë vendin pritet të hapen shkollat, të cilat tashmë do të zhvillojnë mësimin në një normalitet të ri, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
E në prag të rifllimit të mësimit nuk ka munguar edhe urimi i ministres së Arsimit Besa Shahini, i cili ka ndezur debat në mediat sociale.
Ministrja ka publikuar një foto ku shihen fëmijët në klasë të cilët janë ulur mbi banka dhe këmbët e tyre janë në karriget, një sjellje kjo aspak e zakonshme për komentuesit.
“Eshte nje realitet i ri, me rregulla te reja, pa harruar etiken e qendrimit ne klase, jo te ulemi ne tavolina dhe jo kembet mbi karrike…! Shkolla duhet te ofroje kulture ne te gjitha drejtimet”- shprehet një komentuese.
“Sa e dhimbshme, ka ardhur dita kur mësuesi është dorëzuar para nxënësit të cilët reflektojnë më shumë arrogancë sesa respekt.”- shkruan një tjetër.