Besa Shahini publikon foto nga pushimet, Berberi: Nuk drejtohet arsimi me “kinezërira”

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një foto në rrjetet sociale me bashkëshortin e saj, Dardan Molliqaj teksa ndodhen tek Kanionet e Holtës në Gramsh.

Ata duken mjaft të qeshur dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit në një nga zonat që ka nisur të kthehet në atraksion turistik kohët e fundit.

Por lidhur me këtë foto ka reaguar Adfriana Berberi e cila e ka publikuar në rrjetet sociale dhe përkrah saj shkruan se arsimi nuk drejtohet me ‘kinezërira’.

Berberi thotë se edhe sikur të gjithë ta prisnin një foto të tillë, nuk do mund të ishte e vërtetë, teksa i drejtohet Shahinit duke thënë se nuk duhet të tallet me tolerancën e qytetarëve..

“Nuk drejtohet arsimi me ” kinezërira ” fb. Sikur rë gjithë të prisnin daljen e fotos, nuk do mund të ishte e vërtetê. Mos u tallni me tolerancën qytetare se do tju kthehet mbrapsh dhimbshëm. PA KOMENT”, shkruan Berberi.

SHKARKO APP