“Besëlidhja” e Metës, Salianji: Presidenti ka detyrë që të ruajë Kushtetutën

Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, thekson se PD-ja e mbështet ”besëlidhjen” që ka thirrur Presidenti Ilir Meta me qytetarët në datën 2 mars, duke theksuar edhe se Kreu i Shtetit ka për detyrë që të ruajë Kushtetutën.

”Presidenti është i vetmi institucion i pakapur fatkeqësisht. Presidenti ka detyrë që të ruajë Kushtetutën. Ne mbështesim qëndrimet e kujtdo institucioni që i shërben interesave të qytetarëve, por nuk kemi një qëndrim. Do të jetë një vendimmarrje e PD-së dhe opozitës. Është një takim me qytetarët i Presidentit të Republikës”,-tha në ”A2cnn”.

I pyet mbi planin e PD-së në javët dhe muajt në vijim, Salianji tha: Opozita, në vitet e kësaj qeverie, ka organizuar tubime dhe protesta si asnjë opozitë më parë. Protesta nuk është qëllim në vetvete, por mjet politik për të mbrojtur interesin publik. Qëndrimi ynë radikal solli qëndrim të caktuar ndërkombëtar dhe solli një tryezë që pritet të çojë në zgjedhje të parakohshme. Nëse logjikës politike dhe dakordësive nuk i shkohet deri në fund, do të marrim vendimet e duhura me qytetarët.

SHKARKO APP