Besimtarët bektashinj në Përmet festojnë Ashuren

Besimtarët bektashinj në jug të vendit kanë festuar këtë fundjavë festën e Ashures, një ndër ditët e shënuara të kalendarit të këtij besimi. Ceremonia e festës së organizuar në Teqenë e Ali Postivanit në Përmet, një ndër komplekset më të mëdha të këtij besimi, u drejtua nga shenjtëria e tij Baba Hekurani.

“Pjesëmarrja e gjerë e besimtarëve, si dhe urimet e përcjella për vëllazërim dhe paqe mes njerëzve, janë simbolika e vërtetë e festës së sotme”, u shpreh ai.

Festa e Ashures organizohet në 31 vende të botës, duke mbledhur së bashku besimtarët bektashinj me mesazhin për më shumë paqe dhe humanizëm njerëzor.

“Teqeja e Baba Aliut Alipostivan” një vend i shenjtë që daton në vitin 1857, është shndërruar në destinacionin kryesor të besimtarëve bektashinj të të gjithë jugut.

Teqeja u rindërtua dhe pasurua me tyrbe dhe ambiente të tjera në funksion të tyre, të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën me rrugë e shkallë betoni.

SHKARKO APP