Besimtarët e Vaut të Dejës ndjekin ritualin e Udhës së Kryqit! Padër Mariano: Emigracioni, plaga më e rëndë

Besimtarët katolikë të dioqezës së Sapës morën pjesë në ritualin e “Udhës së Kryqit”, i cili përkujton vuajtjet e Krishtit deri në kryqëzim. Rituali u udhëhoq nga kreu aktual i dioqezës së Sapës, Padër Mariano Tarantino, i cili ftoi besimtarët që, në 14 ndalesat e Udhës së Kryqit, të reflektojnë mbi vuajtjet e Krishtit.

Kreu i Kishës Katolike në zonën veriore të vendit tha se, ashtu siç kryqi rëndoi mbi Jezusin, ashtu edhe besimtarët në Shqipëri kanë kryqin e tyre, nën të cilin vuajnë nga fenomenet sociale që po rëndojnë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

”E kanë kryqin e vet të moshuarit, që fëmijët i kanë në emigrim. Kryqin e vet e kanë studentët që studiojnë pa pasur një shpresë për punën dhe të ardhmen në këtë vend. E kanë kryqin e vet edhe familjet që rrisin fëmijët mes vështirësive dhe shpesh nuk ia dalin”, thotë Padër Mariano Tarantino, Kreu i Dioqezës së Sapës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës u ndal edhe tek emigracioni, një plagë e rëndë që po rëndon mbi vendin tonë. ”Zoti i bekoftë ata që largohen, sepse nuk kanë gjetur një të ardhme në vendin e tyre. Zoti i bekoftë dyfish ata që zgjedhin të mos e braktisin këtë tokë, duke ditur se janë trashëgimtarë të kësaj toke dhe të këtij vendi“, tha Mariano Tarantino, Kreu i Dioqezës së Sapës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?