Besimtarët ortodokse kremtojnë të Premten e Zezë

Besimtarët ortodokse në Korçë kanë kremtuar të Premten e Zezë, dite kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq. Mijëra qytetarë korçarë dhe turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë. Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në bulevardët kryesore.

SHKARKO APP