Besnik Jakaj: Aq ditë sa të kem jetë, do të ngrejë zërin për shqetësimet tuaja!

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Besnik Jakaj zhvilloi ditën e diel një takim me nënat me fëmijë me aftësi të veçanta, të cilat i shprehën doktorit shqetësimet e tyre.

Jakaj u shpreh se ndjen një detyrim që të sensibilizojë rininë dhe profesionistët që së bashku të sjellin një qeveri të mirë, ndërsa iu premtoi se për aq ditë sa të ketë jetë, ai do të ngrejë zërin për shqetësimet e tyre.

“Unë ndjej detyrim më shumë që të jem i përkushtuar të përpiqem të sensibilizojë rininë, profesionistët që të bëhemi së bashku dhe të sjellim një qeveri të mirë. Unë ju premtoj që aq ditë sa të kem jetë, do të ngre zërin për shqetësimet tuaja.”, u shpreh doktori.

SHKARKO APP