Besnik Jakaj: KAS, pjesë e makinerisë Rama për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Besnik Jakaj hedh akuza për vendimet e KAS (Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve) që ka refuzuar çdo provë të PD dhe LSI-së për zgjedhet e 25 prillit. Sipas tij, KAS është pjesë e makinerisë së kryeministrti Edi Rama. ‘
‘Qytetarët kanë parë dhe po shikojnë çdo ditë se si u përgatit, si u vendos në zbatim dhe si po përmbyllet plani ogurzi i rilindjes për manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shqiptarët shumë shpejt do marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. Rilindasit do mbajnë përgjegjësi për masakrën zgjedhore dhe për të gjitha të zezat që i kanë bërë vendit e qytetarëve në këto vite”,-shkruan Jakaj në facebook.
Postimi i plotë
KAS, pjesë e makinerisë Rama për zgjedhjet e 25 Prillit. Me vendimet që mori për Beratin dhe Gjirokastrën, KAS tregoi hapur që është pjesë e makinerisë zgjedhore sipas shijes e pikturës së Ramës.
Ashtu si u përdor adminiatrata publike, policia e shtetit, prokuroria, komiteti i ekspertëve e cdo institucion tjetër, paratë e burgjeve të shtetit, paratë e tërmetit, pandemisë, paratë e krimit e drogës, organizatat kriminale e bandat brenda e jashtë vendit për manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe ndryshimin e vullnetit të popullit shqiptar. Po në të njëjtln mënyrë po përdoret edhe KAS.
Me vendimet që ka marrë e që po merr, KAS vërtetoi më zë e figurë përpara qytetarëve shqiptarë që është një pjesë e shëmtuar e makinerisë Rama për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Qytetarët kanë parë dhe po shikojnë çdo ditë se si u përgatit, si u vendos në zbatim dhe si po përmbyllet plani ogurzi i rilindjes për manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shqiptarët shumë shpejt do marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit.
Rilindasit do mbajnë përgjegjësi për masakrën zgjedhore dhe për të gjitha të zezat që i kanë bërë vendit e qytetarëve në këto vite.