Besnik Mustafaj e Neritan Liçaj: Mos shkoni në votime, të ndalim diktaturën
“Më 30 qershor pengoj votimet, ju lutem më dënoni”, kjo nismë e iniciuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale me hashtagun “Edhe unë”.
Lëvizja ka gjetur mbështetjen e shumë intelektualëve, artistëve, pedagogëve e ish-politikanëve.
Për televizionin Ora, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dhe aktori Neritan Liçaj thonë se votimet e 30 qershorit nuk kanë ndryshim nga ato të komunizmit.
Besnik Mustafaj: Unë nuk do të marr pjesë absolutisht dhe do ta pengoj, në kuptimin metaforik të saj, me të gjitha mjetet e mia që është fjala. Unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Qëllimi i Edi Ramës për të marrë nën kontroll 61 bashki që ka Shqipëria është i afërt me atë të një diktatori.
Neritan Liçaj: Problemi është më mirë ta ndalojmë tani diktaturën sesa kur të instalohet sepse po të instalohet për ta rrëzuar do të jetë kosto e përbindshme.
Përmes përkrahjes së nismës “Edhe unë” synojnë të mbrojnë demokracinë por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët që të braktisin procesin e votimit.
Besnik Mustafaj: Këto zgjedhje janë falso, nuk janë zgjedhje por thjesht votime dhe janë votime falso.
Neritan Liçaj: Fakt është që represioni është shumë i madh. Askush nuk do të votojë për këtë qeveria bën këtë represion mbi administratën. Tepër e turpshme.
Ndaj kanë një thirrje për qytetarët por edhe opozitën
Besnik Mustafaj: Mesazhi im për opozitën është që të jenë të gjithë në protestë më 30, edhe 29 , edhe sot, edhe nesër, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Neritan Liçaj: Të mos shkojnë të votojnë sepse marrin në qafë veten.
Pavarsisht klimës së tensionuar politike dhe kundërshtimit të Presidentit Meta dhe partive opozitare mazhoranca është e vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 qershor duke garuar e vetme në më shumë se 30 bashki.
KOHA JONË SONDAZH

