Besnik Mustafaj: Hileja e madhe që i është bërë Kosovës

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, teksa flet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk duhej në asnjë negociatë të pranohej tejkalim i parashikimeve në planin Ahtisari.

“Aktualisht është një situatë delikate për Kosovën. Shoqata e komunave serbe është një shpikje e lindur në vitin 2013 kur kryeministër ishte Hashim Thaçi. Që atëherë, unë kam menduar që ka qenë një budallallëk që e kanë pranuar.

Maksimumin e lëshimeve, Kosova dhe klasa e saj politike ia kishin bërë serbëve nëpërmjet planit Ahtisarit i sanksionuar edhe në Kushtetutë, ku për 4 përqind të popullsisë që është serbe parashikohet një numër deputetësh 10 apriori.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’duhej në asnjë negociatë të pranohej tejkalim i parashikimeve në planin Ahtisari. Duhej bërë maksimumi për zbatimin e të gjitha premtimeve në atë plan. Krijimi i kësaj bashkësie ishte një hile e madhe sepse me 4 përqind të popullsisë do të kishim një territorializim që përfshinte mbi 25 përqind të territorit”, tha Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?