Besnik Mustafaj: Shqiptarët të merren me hallet e tyre, fajin nuk e kanë ndërkombëtarët
Ish Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën e nxehtë politike në vend dhe rolin e ndërkombëtarëve. Mustafaj tha se shqiptarët duhet të merren seriozisht me hallet e tyre dhe se komuniteti ndërkombëtar nuk është problemi në këtë rast.
“Shqiptarët duhet të merren seriozisht me hallet e tyre dhe të kuptojnë se nuk zgjidhen më nga jashtë. Unë e them me bindje, që komuniteti ndërkombëtar, përjashtuar deklaratën e sotme të Palmer, ka qenë në rolin e vet, vëzhgon dhe se cfarë raporton qeverive ne nuk e dimë.
Kemi patur disa qëndrime të nuancuara, të cilat duhen kuptuar drejt. Ne jemi sot, nuk kemi pse ja hedhim fajin ndërkombëtarëve.
Ata janë në rolin, që ju takon ndaj një vendi anëtar i NATO-s, një vend në Europë, me një aspiratë për integrim në BE. Nuk e mendoj se problemi kryesor janë ndërkombëtarët”.
KOHA JONË SONDAZH

