Beteja e Berishës, brenda dhe jashtë Parlamentit. Protesta Kombëtare në ditën që vendoset për vulën e PD-së

Pas rikthimit në politikën aktive dhe mori drejtimin e PD-së, ende jo me vulë dhe letra, Sali Berisha ka zhvilluar disa protesta dhe kështu do të jetë edhe më vijim.

Protesta e së hënës solli jo vetëm tensione në Kuvend, por edhe konfrontime të qytetarëve me policinë jashtë tij. Seanca u ndërpre disa herë, ndërsa Sali Berisha akuzoi se zyrtarë të mazhorancës dhe ish-zyrtari i FBI-së ishin përfshirë në një video erotike. Protesta që zgjati për rreth dy orë, do të vijojnë të enjten, ditë kur mblidhet Kuvendi.

Protesta kombëtare e 11 shkurtit, ishte me pjesëmarrje të madhe dhe po aty u shënuan disa incidente, por Sali Berisha e ka theksuar se në protesta nuk do të ketë dhunë nga ana e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data 3 mars, do të jetë dita edhe kur Gjykata e Apelit do të vendos se kujt grup në selinë blu i takon PD-ja, dhe po këtë datë grupi i Berishës do të mbajë protestën e rradhës kombëtare. Po ashtu, protesta më të vogla do të ketë sa herët të ketë seanca plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?