”Beteja e fundit” e Fredi Belerit në Gjykatën e Lartë

Pas 5 seancave të dështuara në Gjykatat e tjera që kanë rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lirim nga burgu, për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Më 25 korrik, Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim kërkesën e kryetarit të zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në të cilën ndodhet prej 12 majit kur dhe u arrestua për akuzën e shitblerjes së votës.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi. I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greqia zyrtare kërkon me ngul lirimin, duke thënë se arrestimi i tij ka lidhje politike. Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i cili vizitoi dje qytetin e Himarës kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Ai tha se me këto vendime Shqipëria prek rrugën drejt Integrimit në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?