Beteja e politikanëve shqiptarë me Covid-19

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi përmes një postimi në facebook, dha lajmin e mirë se tashmë e ka fituar betejën me Covid-19 pas 25 ditësh i infektuar, duke u bërë kështu politikani i tretë që ia del mbanë. Toçi është një nga së paku 7 politikanët të cilët janë infektuar me Covid-19 në Shqipëri.

Teksa kemi hyrë në muajin e gjashtë të pandemisë, në Shqipëri janë raportuar 5,620 raste me Covid-19, prej të cilave 3,031 kanë mundur të shërohen, 2,417 mbeten ende mbartës të virusit ndërsa 172 persona nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Emrat

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 24 mars, deputeti Adriatik Alimadhi, u shërua pas 49 ditësh.
Më 9 korrik, ish-deputeti Fatmir Toçi, u shërua pas 25 ditësh.
Më 25 korrik, kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, ende i infektuar.
Më 10 korrik, deputeti Elio Hysko, u deklarua i shëruar pas rreth 3 javësh.
Më 27 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ende i infektuar.
Më 27 korrik, deputeti Ralf Gjoni, ende i infektuar.
Më 27 korrik, deputeti Enver Roshi, ende i infektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?