Beteja e tre grave në Delvinë për jetën
Pesë anëtarët e familjes Nuçaj në Delvinë luftojnë për bukën e gojës
Prej sa kohësh jeni në këtë gjendje?
“Vajti rreth 14-15 vjet,” thotë gruaja.
Jetojnë të gjithë në një dhomë, ku shpesh thonë se mungon ushqimi pasi dyqanet nuk u japin më as me listë.
“Jemi shumë në gjendje të mjerueshme,” thotë zonja e shtëpisë.
4000 lek ndihmë ekonomike janë të ardhurat e vetme për familjen Draçi ku burrë e grua janë të papunë.
A keni kërkuar për punë?
“Po, po jemi pa shkollë edhe deri më sot nuk ka çuar asnjëri në punë,” thotë gruaja.
Sëmundjet kanë gjunjëzuar familjen e Thodhora Kromit.
Gruas nuk i funksionojnë të dyja veshkat, ndërsa i biri është me tumor.
“Çdo bëj unë me 100 mijë lek? Të marr ilaçet , të paguaj dritat,” thotë gruaja.
Pamundësia ekonomike rrezikon shëndetin e tre grave dhe të ardhmen e fëmijëve.
“Gjatë gjithë kësaj kohe jam kuruar po hiç gjë. Kështu që po bëj dy vjet s’kam marrë ilaçe fare tani.”
“Kam vajtur 10 herë të bashkia më ka gënjyer kryetarja.”
Një nismë vullnetare synon tu vijë në ndihmë grave në nevojë, duke u siguruar vizita e analiza, por mundësitë e janë të kufizuara.
“Tentojmë gra të cilat kanë nevojë ekonomike dhe tu ofrojmë atyre shërbiome shëndetësore falas.”
Në Delvinë janë 194 familje që jetojnë vetëm me ndihëm ekonomike, duke mos siguruar bukën dhe ilacet.