“Beteja” me motin e egër (FOTO)

Situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet e qëndrueshme, në raport me 24 orët e fundit, me përmirësim në masën 70%. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e motit të keq me erëra të forta që kanë përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës në vazhdim.

Defektet paraqiten kryesisht ne zonat rurale dhe rurale te thella ku linjat jane kryesisht linja ajrore, gje qe sjell dhe vonesa ne riparimin e tyre per shkak te terrenit te veshtire ne te cilin kalojne keto linja.

Rajoni më i prekur nga defektet është ai i Shkodrës. Siç e shikoni në foto, në Zejmen, era ka rrëzuar pemët mbi linjat tona, madje nuk ka kursyer as shtyllat, duke këputur përcjellësin, ndërsa në Koplik, Velipojë dhe Bushat, prurjet e ujit prej stuhisë me reshje te forta, kanë dëmtuar kabinat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Dajç, grupet e OSHEE kane perdorur lunder per te riparuar defektet. Kompania OSHEE ka vendosur në gatishmëri 2000 punonjës, në shërbim 24 orësh, dhe në të gjithë vendin po punohet me intesitet të lartë për riparimin e të gjitha defekteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?