Beteja për ndryshimet statutore, Gjykata rrëzon kërkesën e Bashës

Është rrëzuar kërkesa e përfaqësuesve të PD-së zyrtare, për përjashtimin e gjyqtarit Niko Rapi. Gjyqtari në fjalë ka çelur seancën që po mbahet në gjykatën e Tiranës, lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, më 2 shtator të këtij viti.

Përfaqësuesit e Bashës kanë kërkuar shpalljen e falsifikimit të dokumenteve që lidhen me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 27 korrikut, të thirrur nga Gazmend Bardhi. Nga ana tjetër pala e Bardhit dhe Berishës kanë deklaruar se kjo kërkesë është objekt i një çështje tjetër gjyqësore.

Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.

SHKARKO APP