Beteja për PD-në/ Dervishi: Luftë më e egër se ajo ndaj qeverisë. Peshorja anon nga Berisha
Analisti Lutfi Dervishi thotë se kriza që ka përfshirë Partinë Demokratike do të shohim që situata do të vijë duke u përkeqësuar, pavarësisht dy datave për mbajtjen e Kuvendit të PD. Për të peshorja anon nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka pranë anëtarësinë dhe se deputetët zgjidhen thotë ai, nga anëtarët e partisë.
“PD ndodhet në momentin më të vështirë të historisë së saj. Nuk ka qenë në të gjendje as në vitin 1997. Është një krizë shumëplanëshe që manifestohet tashmë në duelin për pushtet mes Bashës e Berishës.
Beteja nuk është kaq e lehtë sa paraqitet. Në lojë janë fatet e opozitës së vendit. Realiteti është se brenda PD-së po zhvillohet një luftë më e egër se çka zhvilluar çdo pjesë e PD-së ndaj qeverisë.
Nëse flasim në kuptimin e anëtarësisë, peshorja aktualisht anon nga Berisha, nëse flasim në kuptimin e strukturave formale, grupi parlamentar, kryetarët e degëve të partisë, anon nga Basha. Por nuk është ky treguesi, pasi beteja bëhet për anëtarët, deputetët zgjidhen nga puna e anëtarëve të partisë”.