“Beteja” për plazhe publike

Mungesa e hapësirave publike mbetet ende një nga problematikat e zonës, pasi i janë dhënë për shfrytëzim biznesit privat. Pushuesit kërkojnë që të ndërhyhet nga pushteti vendor, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë shezllone, çmimi i të cilit varion nga 500 lek deri ne 25 euro.

Nga ana tjetër administratori i Shëngjinit Gjokë Caci bën me dije se Shëngjini ka hapësira të mjaftueshme publike si në Ranën e Hedhur, por edhe në Kune Vain, në dy zona të largëta ku jo të gjithë kanë mundësinë për t’i frekuentuar.

Për pushuesit kjo zonë është një nga perlat e Adriatikut, duke ju referuar edhe ndryshimeve rrënjësore që ka njohur gjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?