”Betejë pa kthim”, Berisha: Vijojmë aksionin edhe sikur të mbetet një deputet i joni në Parlament
Pas votimit për 7 minuta trë buxhetit 2024 mes kaosit dhe flakadanëve, Sali Berisha u zotua se aksioni i opozitës do të vijojë edhe sikur në sallë të mbetet vetëm një deputet i grupimit të tij.
“Dhe ne gjithmonë e më shumë po u dëshmojmë shqiptarëve, fytyrën e vërtetë. Por unë ftoj sot çdo prind, ftoj çdo nënë, çdo baba që çon fëmijët në shkollë, por edhe çdo shqiptar atdhetar që beson se ky vend zhvillohet nëpërmjet dijes, aftësimit të fëmijëve të këtij vendi, të shohë këtë tabelë, se ku e ka katandisur shkollën dhe arsimin, regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit të Edi Ramës”,-deklaroi Berisha.
Nga ana tjetër, i pyetur se kur mund të arrijë një pik kulmore aksioni i nisur prej gati dy muaj në parlament, kreu i Rithemelimit tha se kjo do të caktohet nga qytetarët. “Nuk e kam të përcaktuar se cila është dita. Do të jenë qytetarët që do ta caktojnë, por ajo do të ndodhë. Opozita qëndron e pamposhtur në mosbindjen civile”.