Betejë padish, akuzat politike përfundojnë në prokurori, PS kryeson me kallëzimet

Ditët e fundit akuzat politike kanë përfunduar në dyert e prokurorisë, ndërsa drejtuesit më të lartë politik janë thirrur për të dhënë sqarime. Kjo ka bërë që në mungesë të opozitës në Kuvend, debati politik pothuajse të zhvendoset në institucionet e drejtësisë. Shkak janë bërë edhe akuzat për lidhje të politikës me krimin.

Beteja politike krahas foltoreve të akuzave, duket se është pëqëndruar në dyer të prokurorisë dhe gjykatave, duke i shtuar  volumin e punës  këtyre dy institucioneve.

Në më pak se 40 ditë, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla,  është paraqitur  4 herë në prokurori, ku ka paditur kreun e Opozitës Lulzim Basha dhe disa deputetë  e zyrtarë  demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto padi objekt kanë shpifjen dhe lidhen me tre momente të debatit politik, sekuestrimin e   rreth 4.5 milion eurove në “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, dhe për dy çështje të tjera ajo e njohur si “Xhisiela” dhe akuzat për lidhje me biznesmenin e dënuar për trafik droge Edmond Bego.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokratët e kanë akuzuar Taulant Ballën se është i përfshirë në këto çështje, ndërsa ai i ka vlerësuar si shpifje dhe të drejtën e tij e ka kërkuar në institucionet e drejtësisë.

Partia Demokratike duket më e tërhequr, edhe për faktin se prokurorinë e sulmon fort si institucion të kapur nga Kryeministri, ndërsa është  fokusuar më shumë te deklaratat denoncuese.

Por  kjo nuk e ka penguar që  bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ta çojnë emrin e Kryeministrit 2 herë në prokurori për dy çështjet e njohura si “Babalja” dhe “Xhisiela”.

Në të dy kallëzimet, Rama akuzohet për fshehje të provave, kallëzim të rremë dhe pengim të drejtësisë.

Duket se çështjet nuk do të mbyllen këtu, dhe prokurorisë do ti duhet të ngrejë një grup të posaçëm për paditë  politike.

Socialistët me paketën anti-shpifje të iniciuar publikisht nga Kryeministri, duket se qëllim  do të kenë  kallëzimin në organet e drejtësisë të çdo individi qoftë politikan, gazetar apo qytetar i thjeshtë, që i akuzon për korrupsion, lidhje me krimin apo çdo çështje tjetër dhe për të cilën ata e quajnë  shpifje.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?