Beti Njuma, Drejtore e Informacionit e RTV Ora News

Nga sot Radio Televizioni Ora News ka një drejtore të re Informacioni. Ajo është Beti Njuma. Gazetarja me eksperiencë të gjatë në media, realizuesja e dhjetëra reportazheve dhe dokumentarë, por dhe përkthyesja e shumë librave nis sfidën e drejtimit të departamentit të informacionit në Radio Televizionin Ora News.

Prezantimi u bë pasditen e sotme në newsroom mes gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë stafit televiziv. “Pas shumë takimesh vendosa t’ia besoj drejtimin zonjës Beti Njuma. Me hir e me pahir Radio Televizioni Ora News ka hyrë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. Jam i sigurt që edhe me drejtimin e drejtoreshës Beti Njuma, ekrani i Ora News do të vijojë të jetë ekrani i të gjithë shqiptarëve për të përcjellë lajmin e vërtetë ashtu siç është i pandikuar politikisht. Do të vijojmë të jemi zëri i shqiptarëve që na besojnë dhe pultin e televizorit e mbajnë vetëm tek Ora News për tu informuar,”  u shpreh presidenti Ylli Ndroqi, pa harruar të falenderojë, ish drejtoreshën e Informacionit, zonjën Ilva Tare, e cila punoi për të ngriti në standarde të larta profesionale ekranin informativ të Ora News.

“Këtë traditë jam i sigurtë që do e vijojmë më tej,” vijoi presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beti Njuma tha gjatë fjalës së prezantimit të saj me stafin e “Ora News se vendosi ta pranojë sfidën e re, atë të drejtimit, sepse një gazetar profesionist nuk rresht së renduri pas sfidave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falenderoj presidentin Ylli Ndroqi që vlerësoi kontributin dhe personalitetin tim duke më besuar këtë detyrë. Është e vërtetë, u mendova gjatë për të vendosur largimin tim nga Top Channel, ku punova për 14 vjet, por jam e bindur se lashë një familje për  të gjetur një familje më të madhe këtu,” u shpreh drejtoresha e Informacionit Ora News, Beti Njuma.

Me urimin “Na vaftë mbarë! Suksesi arrihet kur të gjithë kemi dhe punojmë për një qëllim,” drejtoresha Njuma u prezantua me stafin e televizionit.

Ora News.tv

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?