Betimi i Arta Vorpsit, Lutfi Dervishi ironizon: Do e bësh kështu si të them unë apo të shkoj te …noteri?!

Vijojnë reagimet në rrjetet sociale lidhur me aktin e paprecedentë të Arta Vorpsit, e cila e konsideron marrjen e detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese si një akt noterial, ku betimin duhet ta kryejë para noterit dhe jo para Presidentit të Republikës.

Një reagim ironik kësaj radhe vjen nga gazetari Lutfi Dervish, i cili edhe pse nuk preferon të japë emër konkret, nuk lë pa ironizuar ngjarjen e sotme.

“Do e bësh kështu si të them unë apo të shkoj te …noteri?!”, shkruan gazetari Lufti Dervishi në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP