Betimi i Belerit si kryebashkiak, caktohet data në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore, për kërkesën e bërë nga Fredi Beleri.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë qe nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak. Beleri do shfuqizimin edhe të dy vendimeve të gjykatave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit datë 1 qershor dhe 22 maj.

Seanca e parë do të mbahet në datën 19 mars. SPAK shpalli disa ditë më parë edhe pretencën për Belerin. Për të, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me dy vjet dhe gjashtë muaj burgim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?