Betimi i Belerit si kryebashkiak i Himarës, në duart e Gjykatës së Durrësit

Kërkesa e Fredi Belerit për t’u lejuar për të bërë betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë do të vendoset nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës.

Çështja është ngarkuar për shqyrtim Gjyqtarit Rexhep Bekteshi, i cili është tërhequr dhe më pas çështja i ka kaluar Gjyqtares Besjana Gerxaj që po ashtu është tërhequr duke mos pranuar shqyrtimin.

Tashmë është vendosur që çështjen ta trajtojë Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedulaj. Çështja do të shqyrtohet më datë 10 tetor, ora 11:45.

SHKARKO APP