Betimi i Vorpsit, Zhupa: Dikush të njoftojë Gent Cakën të gjej një notere të bëhet ministër
Duke marrë shkas nga rasti i paprecedentë i Arta Vorpsit e cila u betua tek noterja si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ironizon situatën dhe i bën apel zëvendësministrit të Punëve të Jashtme gent Cakajt që të nxitojë dhe ai për tek noterja, që ta marrë detyrën e plotë të Ministrit.
“Neni 129 i Kushtetutës dhe një gjykatëse që betohet se do zbatojë Kushtetutën dhe do gjykojë me integritet Kushtetutën!
Dikush të njoftojë Gent Cakën të gjej një notere të bëhet ministër!”, thekson Ina Zhupa, duke i bashkëngjitur reagimit të saj Kushtetutën dhe aktin noterial të Arta Vorpsit.