Betimi si kryetar, Beleri: Çështja do shkojë në gjykatat ndërkombëtare

As këtë të hënë Gjykata e Posaçme nuk doli me një vendim për kërkesën e Fredi Belerit për leje të veçantë nga burgu duke shtyrë seancën. Avokatët thanë se janë refuzuar tre herë nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve.

Beleri në seancë ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe ka kundërshtuar drejtimin e Bashkisë së Himarës edhe pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, nga rivali i tij socialist Jorgo Goro.

“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himarës. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë. Do të doja që kjo çështje të merrte fund. Do e kërkoj të drejtën në gjithë gjykatat, por edhe ato ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?