Betohen në Kuvend 4 deputetët e rinj të LSI-së, Ruçi: Urime
Aktualitet E Mërkurë, 22 Shtator 2021 14:37
Kanë bërë betimin sot në Kuvendin e Shqipërisë, katër deputetët e rinj të LSI-së.
Me formulën e betimit, kanë thënë njëri pas tjetrit “betohem” deputetët Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu.
Në fund, Ruci i ka përgëzuar: “Urime dhe suksese deputetëve të rinj të LSI-së”.
4 deputetët e LSI janë ulur në karriget e PD në sallën e Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

