Betohet deputetja e re e mazhorancës Mirela Ferracaku

 

Këtë të enjte, këshilli i mandateve ka miratuar dhënien e mandatit të ish deputetit të mazhorancës Mark Frroku, drejt Mirela Riza Ferracakut. Në kushtet e dorëheqjes së deputetit Frroku, këshilli i rregullores dhe mandateve ka vendosur që vakanca të plotësohet me ardhjen e Mirela Ferracakut. Deputetja ka pranuar mandatin pas procedurës simbolike të betimit, të cituar nga kreu kuvendit Ilir Meta.

Pas betimit dhe zyrtarizimit të deputetes më të re të mazhorancës, ka folur Sali Berisha:

“Do t’i uroj deputetes së re suksese, por njëkohësisht do të deklaroj se përgjersa Arben Frroku të vendoset në vendin e caktuar, Arben Frroku është Edi Rama!

Hilaritet në sallë (Rama qesh me deklaratën e Berishës)

“Nuk është për të qeshur kjo zotëri… sepse je bërë simbol i krimit”- tha Berisha.

SHKARKO APP