Betohet edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj: Do të ecim përpara, për qytetin që të gjithë e duam

Në qytetin e Burrelit u organizua ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj, fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kjo për një mandat të dytë. Në fillim Këshilli në mbledhjen e parë zgjodhi si kryetar Altin Bojnin, ekonomist, ish-drejtor i Postës dhe aktualisht drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

“Sot për mua është një ditë e vecantë, pasi votohem për të dytën herë nga zgjedhësit matjanë. Ndaj u jam mirënjohës të gjithë qytetarëve që më besuan vazhdimin e punëve dhe projekteve të nisura dhe realizimin e investimeve të reja. Bashkë me Këshillin e ri të Bashkisë, me administratën, me grupet e interest, me qytetarët do të çojmë më tej zhvillimin e Matit dhe do të rrisim standardin e jetesës. Bashkë do të ecim përpara, për Matin që të gjithë e duam”,-u shpreh Malaj gjatë fjalës së tij.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Agron Malaj fitoi 8736 vota, 65.92%, ndërsa rivali në garë 4517 vota, 34.08%. Malaj fitoi në këto zgjedhje 4219 vota më shumë se kandidati i koalicionit “BF”. Po ashtu në këshillin bashkiak të Matit Partia Socialiste fitoi 9 mandate nga 21, duke qenë forca kryesore në këtë këshill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?