Betohet përpara Presidentit të Republikës gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj
U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”
Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Holta Zaçaj në detyrën e re.
KOHA JONË SONDAZH

