Biberaj: Bashkë me gjyqtaren, sot duhej t’i ishin vënë prangat të parit Edi Ramës me gjithë shpurën e tij kriminale për shkatërrimin e drejtësisë

Gjykata e Krujës është tronditur paraditen e sotme kur policia ka shkuar për të kryer disa arrestime dhe sekuestrim të dosjeve.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e njohur për lirimin para kohe me kusht të shumë emrave të njohur të botës së krimit u arrestua në sallën e gjyqit në momentin që do të merrte një tjetër vendim për lirimin nga qelia të një të dënuari me 25 vite burg.

Lidhur me këtë ngjarje të pa precedentë ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj.

Përmes rrjeteve sociale, Biberaj shprehet se arrestimi i “gjyqtares monstër” të Krujës është i merituar, por tepër i vonuar.

Bashke me të dhe grupin e saj kriminal, thotë ish-ligjvënësi demokrat, duhej të ishte arrestuar Edi Rama dhe banditët e tij në qeverisje, pasi fryma dhe ndërhyrja e tyre në drejtësi kanë liruar super-killerat e shumëfishtë të dënuar me burgime të përjetshme.

Arrestimi i gjyqtares Enkelekda Hoxha, shprehet Biberaj, është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit në drejtësi.

Nisur nga kjo Biberaj shtron dhe një pyetje retorike se përse tani 2 muaj para zgjedhjeve apo u prit që gjyqtarja t’i lironte të gjithë banditët e të gjitha bandave të rilindjes për zgjedhje?!

“Arrestimi i gjyqtares monstër të Krujës dhe grupit të saj kriminal është mëse i merituar, por është tepër i vonuar. Ajo duhej të ishte arrestuar me kohë dhe me vakt. Ndaj lind pyetja: çfarë është pritur, apo sa t’i lirojë të gjithë banditët e bandave të rilindjes për zgjedhje?! Ajo gjyqtare ka liruar të gjithë banditët më me emër në botën e krimit gjatë viteve të fundit. Po kush është në qeverisje që nga 2013, lind pyetja, a është apo s’është Edi Rama  me bandën e vet?! Të gjitha bandat dhe grupet kriminale që u arrestuan nga qeverisja e PD-së në vitet 2005-2007 dhe të dënuar nga drejtësia me burgime të përjetshme u liruan nga Edi Rama dhe drejtësia e tij. Po pse tani u morën vesh bëmat e Enkelejdës? Po kush e drejton Ministrinë e Drejtësisë e siç e ka tagrin dhe funksionin që ia jep ligji për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të ndërhyrë bashkë me KLGJ-në me masa administrative deri në largim nga sistemi i drejtësisë? Po KED-në, ILD-në, KLGJ-në, KLP-në a i kontrollon të gjitha Edi Rama? Ministria e Drejtësisë ka në strukturën e saj një seksion të veçantë për kontrollin administrativ  dhe procedurial për të gjithë gjyqtarët e të gjitha niveleve. Po Shërbimin Informativ Shtetëror kush e ka? Po “Policinë që duan hajdutët”, kush e ka? A i ka po vetë ai, “lideri global”? Edi Rama dhe banditët e tij në qeverisje kanë krijuar këtë frymë banditizmi në sistemin e drejtësisë, dhe kanë qenë ndërhyrjet e tyre direkte në drejtësi që kanë liruar super-killerat e shumëfishtë, të dënuar me burgime të përjetshme. Dhe tani Edi Rama bën moralistin, po ke 8 vjet që jë kryeminstër o siameze e deformuar e monstrës së gjyqtares monstër të Krujës. Po si nuk të vjen turp, o hipokrit i paskrupullt, po kujt do t’i hedhësh hi syve ti? Po ku i ke banditët e Parlamentit? Banditët e qeverisë qendrore? Banditët që i kandidove për kryetarë bashkishë? Ku i ke horrat dhe vagabondët që i ke futur jo vetëm në paradhomën tënde kryeministrore, por i ke deri në dhomën e gjumit, dhe në krevat. Bashkë me gjyqtaren sot duhej t’i ishin vënë prangat të parit Edi Ramës me gjithë shpurën e tij kriminale për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë dhe ngritjen korrupsionit në sistem. Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit në drejtësi. Por lind pyetja: Përse pikërisht tani 2 muaj para zgjedhjeve? Apo u prit që gjyqtarja t’i lironte të gjithë banditët e të gjitha bandave të rilindjes? Por 25 prilli po vjen dhe këto pranga të sotshme do t’iu vihen jo vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, por tutorëve të tyre politikë, të organizatës kriminale të rilindjes! Koka e rrjetit kriminal të “Enkelejdave” në drejtësi, apo e shumë e shumë Enkelejdave të tjera të shtrira gjithandej në të gjithë sektorët, në: shëndetësi, arsim, tatime, taksa, dogana, inspektoriate, në çdo zyrë shteti, është Edi dhe vetëm Edi Rama! Ora e gjykimit nga populli po vjen!”, tha ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj.

SHKARKO APP