Biberaj: BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, pasi shteti është i kapur nga mafia

Sot Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimir Europian dhe Fqinjësinë e mirë, Olivér Várhelyi kërkoi durim nga Shqipëria për çështjen e integrimit të BE. Por ish-deputeti i PD-së,  Aleksandër Biberaj thotë se për negociata nuk ka asgjë të re sepse vendi ynë nuk ka asnjë avancim. Sipas tij, BE-ja nuk na bën pjesë të unionit sepse nuk kemi plotësuar kushtet dhe se shteti është i kapur nga mafia.

”Për negociata nuk ka asgjë të re, sepse vendi ynë nuk ka asnjë avancim pasi është zhytur në korrupsion dhe krim. Prandaj nuk hapen negociatat. Pjesa jo Maqedonia e Veriut, jo Bullgaria janë në fasadë. Edhe fjalët e bukura për reforma janë fasadë. BE nuk na pranon sepse nuk kemi plotësuar asnjë kusht dhe kriter.

Ka plot 9 vite që qeveria ka dështuar në këtë proces dhe në krye të këtij dështimi është Edi Rama që monologon me veten. Shqetësimi më i madh për një pozicionim pro rus nuk është shqiptar dhe politik, por fakti që mafia është bërë njësh me politikën duke pastruar milionë euro. Këta kanë tentakulat në të gjithë pushtetin dhe kreu i saj është Edi Rama.

Evropa ka pasur probleme me grupet e mafies, por asnjëherë nuk kanë qenë njësh me politikën, por në këtë rast Edi Rama është njësh me ta”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP